ANGLI- Dënohet në Angli për shpërndarje kokaine një shqiptar 28­-vjeçar. Alban Bruci është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg pasi njihej si shpërndarës kokainë në zonën e Bredfordit. Ai u kap së bashku me një bashkëpunëtor të tij, Shaban Husein, 26 vjeç. Bruci dhe Huseini përdornin taksi për të marrë drogën, më pas, të dy e shisnin atë në qytetin e Bradfordit, raportojnë mediat britanike.

Nga ana tjetër bënin jetë të thjeshtë, të dy ishin regjistruar si të pastrehë dhe përdonin taksitë për të transportuar drogën, në mënyrë që të mos binin në sy të policisë. Ata u kapën më 24 mars të këtij viti, ndërsa brenda mjetit taksi që ngiste Huseini, u gjetën 1 kg kokainë me vlerë 50 mijë paund. Bruci u tha hetuesve se ai merrte vetëm 600 paund për çdo dërgesë që bënte, edhe pse sasitë që ai transportonte i vlerësonte me çmimin e 6 mijë paundëve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: