ITALI

Një trupë policore në Novara ka ndaluar një makinë, e cila po lëvizte në autostradën Torino – Milano, në të cilën ishte duke udhëtuar një shqiptar.

Policia bëri kontroll të automjetit dhe gjeti në të një enë metalike, brenda së cilës kishte kokainë, shkruajnë mediat italiane.

I arresturi, një 20-vjeçar i pastrehë në shtetin fqinj, u prangos nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Atij iu hoq edhe patenta gjithashtu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb