ITALI

Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Taranto, pasi është kapur me 22 kg heroinë në total. Në pranga ka përfunduar shqiptari me inicialet M.A.

Policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në makinën e 31-vjecarit, ndërsa ka zbuluar brenda qeseve të airbagut të makinës 4 kg e 200 gram heroinë të ndarë në 8 pako.

Shqiptarit iu vendosën prangat, ndërsa ushtruan kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën edhe 18 kg heroinë në një garazh pranë banesës së tij gati për t’u shitur, si dhe pajisje, prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrolleve u gjetën edhe 90 kg përzierës të ndryshëm për heroinën. Policia sekuestroi të gjitha provat si dhe makinën e shqiptarit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb