ITALI

Një shqiptar 40 vjeç u arrestua nga policia italiane nën akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Policia e shtetit fqinj ka zbuluar në banesën e tij një laborator kokaine. Operacioni policor për kapjen e shqiptarit u zhvillua në qytetin e Udines. Karabinierët sekuestruan 800 gramë kokainë të pastër, e cila në treg kapte vlerën e 600 mijë euro., shkruajnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri

Nga ky operacion, policia zbuloi edhe një italian, që merrej me trafik droge, i cili u vu nën hetim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb