Militantët e Shtetit Islamik kanë prezantuar monedhat që do të përdoren në zonat e pushtuara prej tyre. Monedhat quhen dinar dhe janë prej floriri, argjendi dhe më pak të çmuarat prej bakri.
Monedha e ISIS nuk do të mund të përdoret për tregti jashtë territoreve që kontrollon Shteti islamik. Por, ndërsa lartëson monedhën e tij të re ISIS vazhdon t’i paguajë bandat e xhihadistëve me dollarë amerikanë.
ISIS pretendon se dinari i artë 21-karatësh me peshë prej 4.25 gramësh do të jetë i barasvlefshëm me 139 dollarë amerikanë.
Ajo që është interesante në videon propaganduese është se këtë dinar e promovon shqiptari Lavëdrim Muhaxheri. Në këtë video, Muhaxheri përsërit kërcënimet e tij për luftë, në arabisht dhe anglisht.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb