GREQI

Policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, i cili u prangos për shkak se kishte mbjellë kanabis në periferi të Athinës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, shqiptari kishte arritur të mbjellë drogën dhe ta vëzhgonte territorin ku ishte zona e plantacionit të drogës.

Ofieerët policorë grekë kanë bastisur një zonë pyjore në Atika dhe zbulaun edhe përgjegjësin për drogën e mbjellë.

Pasi lënda narkotike u konfiskua dhe u dogj, ata prangosën shqiptarin, i cili u dërgur pranë Prokurorisë së Athinës për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb