Një ditë pasi deputeti i Newcastle shprehu shqetësimin për shqiptarin me tumor në kokë që u arrestua nga policia angleze se nuk kishte dokumente, Lorenc Hoxha raportohet se është rishtruar në spitalin ku u arrestua, dhe është në pritje të përgjigjeve të analizave në spitalin RVI Newcastle. 27¬vjeçari u ripranua në klinikën ambulatore dhe spitali tha se trajtimi urgjent do t’i ishte dhënë djalit nëse do të ishte e nevojshme.

Shqiptari mësohet se u lirua nga qendra e paraburgimit të emigracionit në Londër dhe u kthye në Newcastle. Sir Len Fenwick, i tha mediave: “Shqiptari ka marrë konsultim të detajuar me specialistet pasi ‘paraqitet një situatë e pasigurt’ dhe mjekët janë duke pritur rezultatet e analizave. Ndërsa ai nuk flet fare anglisht, spitali i ka dërguar një përkthyes”. Pritet që Hoxha të qëndrojë në spital deri të hënën. Deputeti i Newcastle shqetësohet për shqiptarin me tumor në kokë që u arrestua nga policia angleze Një deputet i Newcastle ka shprehur shqetësime lidhur me trajtimin mjekësor të pacientit shqiptar i cili ishte diagnostikuar me tumor në kokë por nuk arriti të operohej pasi u ndalua se s’kishte dokumente.

27¬vjeçari Lorenc Hoxha, duhej që do të rishtrohej në spital të mërkurën, më 10 qershor, pasi u mor nga Qendra spitalore “Royal Victoria’ dhe u arrestua me dyshimin për emigracion të paligjshëm një javë më parë. “Unë jam i shqetësuar se zoti Hoxha i cili nuk ishte mirë me shëndet, i duhej të shpenzonte dy netë në një qeli policie, pastaj të udhëtonte për në Londër. Kam kontaktuar tashmë me spitalet “Trusti’ për të organizuar një takim dhe për të diskutuar mbi trajtimin mjekësor të zotit Hoxha. Dhe rregullat dhe ligjet për ata që nuk janë banorë në Newcastle dhe që duan të marrin trajtim”,- tha ai, raportojnë mediat e huaja.

Lorenc Hoxha, i fotografuar në spital të hënën, kishte qenë në veri¬lindje të Anglisë për rreth një muaj Angli, emigranti shqiptar me tumor në kokë arrestohet në spital, pak para se të futej në operacion. S’kishte dokumente Një djalë i ri shqiptar i cili pritej të operohej të martën (10 Qershor) për shkak se ishte diagnostikuar me tumor në kokë, është arrestuar në spital pasi policia e akuzon për emigracion të paligjshëm.

BBC raporton lajmin se Policia angleze ka arrestuar shqiptarin e identifikuar si Lorenc Hoxha, për të cilin tashmë është anuluar operacioni. Edhe pse diagnoza është e rëndë, mjekët thanë se trajtimi i paracaktuar nuk ishte urgjent dhe anulimi nuk përbënte rrezik për jetën e 27¬vjeçarit. Avokatët e Hoxhës thanë se policia e mori atë direkt nga reparti i kujdesit intensiv dhe e çoi në qeli veshur me kostumin e spitalit dhe me pantofla. Mësohet se operacioni ishte marrë përsipër të paguhej nga prezantuesi i “North East TV”, Si King, i cili e ka mik shqiptarin, raporton BBC.

“Frika ime për Lorencin është që ai mund të vdesë”,¬ tha prezantuesi. Policia e Northumbria ka thënë se shqiptari 27¬vjeçar u arrestua me dyshimin se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Angli dhe më pas iu dorëzua oficerëve të emigracionit. Sipas BBC¬së, Policia kishte marrë një telefonatë nga “një anëtar i personelit mjekësor i cili kishte informuar ata se një pacient, i cili ishte një emigrant i paligjshëm, ishte duke u trajtuar nga spitali”.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb