Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare rezident në Kassel, Gjermani u qëllua për vdekje në Knorrstrashe në Niederzwehren. Miqtë vunë lule në vendin e ngjarjes të enjten pasdite.
“Është e dhimbshme”, thotë njeri prej tyre në vendin e krimit. Ai e njeh prej 25 vjetësh babain e 21-vjeçarit. Familja e tij erdhi ashtu si ajo e mikut të tij, nga Kosova.


Ndonëse nuk e ka njohur personalisht viktimën që kishte lindur në Kassel, ai ndjen keqardhje për familjen, e cila ka disa fëmijë dhe gjithashtu jeton në Niederzwehren. Ai tashmë ka shprehur ngushëllimet e tij për dy vëllezërit e të riut.


Gjithashtu disa të rinj kanë qëndruar në Knorrstrashe pasdite dhe kanë lot në sytë e tyre. Ndër ta ka qenë edhe një ish-shok i klasës së 21-vjeçarit, i cili ka ardhur për të vendosur një tufë me trëndafila të bardhë dhe ndezur një qiri.


Ai mësoi në mëngjes se shoku i tij ishte qëlluar por nuk dinte asgjë për rrethanat. I riu thotë për mikun e tij të vdekur: “Ai ishte një luan. Nuk kishte frikë nga asgjë”.
Sipas informacioneve të HNA, 21-vjeçari dhe i dyshuari, me një burrë tjetër, kishin ndaluar, në një hapësirë të gjelbëruar në mes të dy rrugëve e më pas i riu ishte qëlluar me 5 plumba.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb