Oficerët e policisë në Athinë kanë arrestuar dy persona, një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar, të dyshuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. 41-vjeçari u plagos nga 26-vjeçari shqiptar dhe për rrjedhojë është dërguar në spitalin e kryeqytetit.

Pas hetimeve, është zbuluar se plagosjen e ka kryer një 26-vjeçar, shok i tij. Plagosja dyshohet se është bërë për pazare të lëndëve narkotike. Policia greke, pas hetimeve dyshon se dy të arrestuarit tashmë janë pjesë e grupeve që merren me trafik droge nga Shqipëria në Greqi, shkruajnë mediat helene.

  • foto galeri
  • foto galeri

Forcat blu të Athinës zbuluan se 26-vjeçari jetonte në një banesë në Exarchia. Ai dhe 41-vjeçari dyshohet se janë përfshirë në trafik droge në Shqipëri, Greqi, por edhe vende të tjera europiane. 41-vjeçari, pas lëndimit në krahun e majtë, shkoi vetëm në Qendrën Mjekësore të Athinës dhe autoritetet u njoftuan nga klinika për incidentin. Atij i janë gjetur para dhe një fishek.

Edhe pse dyshja nuk shpjegoi pse ka ndodhur plagosja, autoritetet kanë ngritur dyshime se lëndimi trupor kishte lidhjr me marrëveshje të prishur droge. Pas bastisjes të shtëpive të të akuzuarve, u gjet edhe një thikë. Të akuzuarit do të përgjigjen për disa akuza që kanë të bëjnë me plagosje, trafik droge, armbëmbajtje pa leje etj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb