Policia kufitare, forcat detare, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes janë përfshirë në një operacion shpëtimi mëngjesin e sotëm.

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Adrian Jahaj është nisur nga Italia me skafin e tij privat për në Shqipëri, por e ka lënë karburanti në det të hapur, në afërsi të Vjosës.

Me të marrë informacionin Policia Kufitare ka kërkuar ndihmë tek QNOD.
Forca Detare ka vënë në lëvizje 2 anije nga Sazani e Pashalimani ndërsa operacioni i Policisë Detare vijon pavarësisht se kushtet atmosferike nuk paraqiten të mira. Sipas informacioneve në operacion është përfshirë në operacion dhe një helikopter ‘COUGAR’.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: