Një shqiptar në Itali do të gjykohet për përdhunimin e një vajze minorene me aftësi të kufizuara. Gjykata e Paolës po gjykon shqiptarin, i cili besohet se ka kryer sulmin seksual në Cozenza të Kalabrisë, shkruan media italiane “Gazzetta Del Sud”.

22-vjeçari nga Shqipëria akuzohet se ka detyruar minorenen për të kryer marrëdhënie, pa dëshirën e saj. Situata e të riut shqiptar rëndohet, për faktin se ai akuzohet se ndër të tjera ka shfrytëzuar inferioritetin fizik të minorenes. Ai e ka detyruar 15-vjeçaren t’ju nënshtrohet akteve seksuale. Gjyqi ndaj 22-vjeçarit nis më 22 maj.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb