BRESHIA– Policia italiane e qytetit të Breshias ka arrestuar gjatë një kontrolli rrugor shqiptarin K. A. i datëlindjes 1992 rezident në Gjermani. Në makinën e tij janë gjetur fshehur në pjesën e motorit 15 kilogramë kokainë të pastër në 14 pako.

Mungesa e arsyeve të udhëtimit në Itali nga ana e shqiptarit ka shtuar dyshimet e policisë rrugore italiane, e cila ka shoqëruar makinën e shqiptarit në stacionin më të afërt policor.

Pas një kontrolli të specializuar është identifikuar modifikimi i makinës në pjesën e poshtme të motorit, ku janë gjetur rreth 15 kg kokainë e pastër e ndarë në 14 pako.

Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim ekonomik prej 1 milionë e 500 mijë euro. Shqiptari A.K. është shoqëruar me urdhër arresti në burgun “Canton Mombello” të qytetit të Breshias.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb