Kanë kaluar më shumë se 25 vjet që kur kemi parë këpucët që lidheshin vetë në filmin “Kthim në të ardhmen”, por tashmë këto këpucë mund të kthehen në realitet.

Shkëncëtarët gjermanë kanë prodhuar këpucë të cilat lidhen vetë dhe kanë një sistem karikimi i cili vetëkarikohet në sajë të ecjes.

Duket si imagjinatë hollivudiane por në fakt gjermanët e kanë kthyer në një realitet. Këpucët do të vetëlidhen dhe do të marrin formën e këmbës tuaj.

Mjafton të fusni këmbën në këpucët apo atletet që do të prodhojnë gjermanët dhe em anë të disa sensorëve me të cilat ato janë pajisur do të lidhen vetë.

Inxhinieri Klevis Ylli me origjinë shqiptare i cili jeton në Freiburg ka qenë ai që ka ideuar këto këpucë fantastike që do të na kursejnë energji dhe dhimbje mesi.

Nuk dihet ende çmimi që do të kenë këto këpucë apo atlete por do të hidhen në treg brenda këtij viti.
“Këpucët janë ideuar për të moshuarit pasi ata kanë probleme me lëvizjet për shkak të moshës. Por mund të përdoren edhe nga të rinjtë dhe nuk është e thënë që t’i përdorin vetëm njerëzit që kanë probleme”, tha Ylli.

Këpucët janë të pajisura me magnet dhe sa herë që këmbët lëvizin magnetët bëjnë të mundur prodhimin e energjisë.
Aktualisht këpucët kanë një model prototipi por do të bëhet e mundur që të prodhohen modele të shumta, ashtu si këpucët e zakonshme.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb