ITALI

Një shqiptar u ndalua në Itali, ndërsa më herët ai ishte dëbuar plot 13 herë. Me këtë dëbim, shqiptari shënon ekspulsin për të 14 herë.

Mediat italiane shkruajnë se shtetasi shqiptar, 36 vjeç, identiteti i së cilit nuk bëhet me dije, me precedentë të shumtë, kryesisht në fushën e dhunës dhe krime ndaj pronës, është riatdhesuar drejt vendit tonë për të 14 herë, thuajse një rekord.

  • foto galeri

Shqiptari 11 herë është shoqëruar deri në kufi nga policia italiane. Në Itali ai numëron edhe 10 denoncime për dhunë, ndërsa dëbimi i fundit daton më 23 maj të vitit të kaluar. Ai ka vuajtur dënime me burg disa herë në shtetin italian. Autoritetet e vendit fqinj thanë se këtë herë do të sigurohen se shqiptari do të dëbohet njëherë e mirë nga territori italian.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb