MAQEDONI

Komuna e Kumanovës edhe këtë vit përzgjodhi policin dhe zjarrëfiksin më të mirë për vitin 2018. Si polic më i sukseshëm është zgjedhur shqiptari Asllan Ajeti nga shërbimi për siguri në komunikacion, kurse zjarrëfiski më i mirë është zgjedhur Sasho Ilievski.

Mirënjohjet dhe dhuratat u ndanë nga kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, i cili foli fjalë miradie për të gjithë të punësuarit në këtë shërbime zyratare.
Ai tha se, falë punës së tyre qyteti i Kumanovës është ndër komunat më të sigurta në Maqedoni, shkruan INA. Polici shqiptar tha se kjo mirënjohje do të jetë një motiv më i madh për detyrat e tij të mëtutjeshme dhe këtë do ta ndjejnë më së miri qytetarët e Kumanovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb