Dy automjete, një BMW x6 dhe një Range Rover, janë bllokuar nga policia kufitare, pasi rezultuan se për to ishin lëshuar urdhëra ndërkombëtarë nga Interpol Gjermania dhe Zvicra.
Në vendkalimin e Bozhajt, në hyrje të Malit të Zi, është kontrolluar një automjet tip Range Rover me drejtues shtetasin A.D, shtetas shqiptar. Ky automjet ishte shpallur në kërkim nga Interpol Zvicra.
Ndërsa në vendkalimin kufitar Draçenovc, në hyrje të Malit të Zi, zyrtarët e policisë kufitare kanë kontrolluar një BMW x6 të drejtuar nga E.A, 27-vjeçari nga Serbia.
Është konstatuar se për këtë automjet është lëshuar urdhër ndërkombëtar i Interpolit nga Gjermania dhe automjeti është sekuestruar, njofton Drejtoria e Policisë.