Këngëtarja shqiptare Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore me këngën e saj Sweet but Psycho. 24-vjeçarja e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prindër nga Saranda aktualisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe sapo është renditur në vendin e parë ne I Tunes në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë është duke u ngjitur me shumë sukses në top Listën Australiane, Kanadeze dhe atë Amerikane.
Kantautorja Ava Max është shprehur e surprizuar për mediat angleze duke nënvizuar se talentin e ka të trashëguar nga mamaja e saj shqiptare e cila ka qenë këngëtare operistike.

24-vjeçarja e cila është pjesë e shtëpisë diskografike Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa është tashmë duke punuar për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb