KORFUZ


Një shqiptare 39 vjeçe u shoqërua në policinë e Korinthit, pasi dyshohet se ka vendosur dy zjarre në fshatin Shën Mark.


Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se ajo vendoste zjarre, të cilat në shumë raste rrezikonin banesat. Gruaja u identifikua këtë pasdite nga efektivët e Departamentit të Zjarrit në Korfuz.


39-vjeçarja, e cila rrëfeu për veprimet e saj, do t’i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik me urdhër të prokurorisë.

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: