ITALI- Një vajzë shqiptare e cila punonte si prostitutë në Itali është arrestuar pasi ka shantazhuar një shtetas italian. E arrestuara Alba Bugjzi, akuzohet për zhvatje pasi kërkoi 100 mijë euro që të mos e denonconte për marrëdhënie me të mitur. I dëmtuari pasi bëri denoncim në Polici, sqaroi se e kishte takuar shqiptaren në tetor të vitit 2015 në Bolzano,raporton Panorama. Pas disa takimesh, 21­ vjeçarja i kishte kërkuar 100 mijë euro pasi në të kundërt do ta denonconte në Polici për seks me të mitur si dhe do t’i paraqiste foto komprometuese autoriteteve duke pretenduar se ishte nën 18 vjeç.

Momenti i dhënies së parave
Pas kësaj, më 8 prill, nën vëzhgimin e Policisë i shantazhuari takoi shqiptare dhe i dha një shumë parash. Kartëmonedhat ishin fotokopjuar paraprakisht nga Policia dhe kjo gjë çoi në arrestimin e
saj. Në hetim është përfshirë dhe partneri i shqiptares, K.J., shtetas shqiptar i datëlindjes 16.03.1989. Nisur nga standardi i lartë i jetesës, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka pasur dhe persona të tjerë të mëparshme që kanë rënë në grackë e këtij çifti.

HISTORIA
Alba dhe italiani nisën të kishin një lidhje dhe shqiptarja i kishte folur atij për problemet e panumërta financiare dhe familjare që kishte. Por, në fund të marsit gjithçka ndryshoi. E reja nisi ta kërcënonte mikun apo klientin e saj. Duke u shtirur si minorene, ajo i tha se do ta denonconte nëse nuk i jepte 100 mijë euro. Pas këtij kërcënimi, italiani ka shkuar menjëherë në Polici ku ka treguar të gjithë historinë dhe ka kërkuar ndihmë. Policia vëzhgoi lëvizjet e denoncuesit si dhe përgjoi bisedat e tij me prostitutën deri në momentin kur ajo kërkoi një pagesë të parë prej 10 mijë euro. Sipas instruksioneve të agjentëve të Policisë, ai takoi vajzën për t’i dorëzuar shumën e parave. Pak çaste pasi i dha në një zarf shumën e rënë dakord, Policia ndërhyri duke arrestuar. Gjatë hetimeve, u zbulua se vajza që në fakt ishte 21 vjeçe jetonte me partnerin e saj në hotele luksoze. Gjithashtu, policia ka sqaruar se vajza nuk kishte asnjë material komprometues me të cilin shtazhonte klientin e saj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: