BELGJIKE – Belinda Iberhysaj nga Deçani i Kosovës është shqiptarja e radhës që mahnit jurinë e talent show-t “The Voice”.

Performanca e Belindës ka impresionuar jurinë e “The Voice of Belgium”. Ajo këndoi “Ho Hey” të “The Lumineers”, duke bërë kështu që anëtarët e jurisë t’i kthenin karriget që në sekondat e para.

Belinda nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot, në fund të interpretimit, dhe më pas zgjodhi ekipin e këngëtarit amerikan, Beverly Jo Scott.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb