GJERMANI

Shqiptarët kanë dëshmuar me prova se kur puna e tyre respektohet dhe promovohet siç duhet, ata dinë të korrin suksese të admirueshme në vend të ndryshme të botës. Kështu një shembull pozitiv vjen nga Gjermania, i cili duhet të shërbejë me patjetër si busull për të rinjtë tanë kudo ata ndodhen.

Të rinjtë shqiptarë në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha duke i bërë të gjithë krenarë me arritjet e tyre, raporton Albinfo.ch.

Në mesin e tyre është edhe Elona Morina nga Rahoveci e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti që të shpallet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin Teknik te Ingolstadt-it ne Gjermani (Techniche Hochschule Ingolstadt).  Mediat kosovare shkruajnë se vajza e re shpreson të kthehetnë Kosovë për të vijuar biznesin e saj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb