ITALI

Një nënë e re shqiptare me një fëmijë një vjeçar dhe në pritje të fëmijës së dytë ka humbur jetën papritur në Francavilla al Mare, në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçarja Joana Hoxha ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë ndërsa dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Shqiptarja

Sipas të njëjtave burime ajo ndodhej në banesën e saj kur u ndje keq së ashku me bashkëshortin Fabio Scarponi, i njohur në qytet si menaxher i dy lokaleve.

Pavarësisht se ai kërkoi ndihmë dhe stafi mjekësor mbërriti në vend ka qenë e pamundur t’i shpëtohet jeta nënës dhe foshnjës. Pritet që trupi i së resë t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb