Arba Kokalari është shqiptarja e parë që zgjidhet eurodeputete në Parlamentin Europian. Emri i saj doli fitues nga votimet e djeshme, ku ajo u zgjodh nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian.

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se zgjedhja e Kokalarit si eurodeputete është një moment historik, teksa ajo është zgjedhur eurodeputete për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës se PD në Partinë Popullore Europiane!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Statusi i Bashës:

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!

Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!

Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!????✌️ #ShqipëriaSiEuropa

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb