Dy reperët e njohur Ledri Vula dhe Noizy kanë bërë të ditur prej kohësh se janë duke përgatitur një bashkëpunim.


Ky duet i shumëpritur nga fansat ka tashmë edhe një datë publikimi, e cila është 22 nëntor (e mërkurë).
Lajmin për këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë reperat me postimet e tyre të fundit në Instagram. Të dy postojnë foto personale dhe shkruajnë “nesër”, ndërsa më pas Noizy poston edhe një emoji me ‘shshsh’.


Ledri insta


noizy 2

Ndërkohë, Ledri dhe Noizy nuk kanë bërë të ditur se si do të titullohet ky projekt, duke lënë për fansat gjithçka surprizë.

Vite më parë, ata kishin marrëdhënie jo të mira me njëri-tjetrin, por më pas me kalimin e kohës, raportet e tyre u përmirësuan, dhe tashmë kanë arritur deri të bashkëpunimi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: