Plazhi na mbush bateritë. Ndaj duhet që të planifikoni disa ditë plazh në këto ditë të nxehta verore. Arsyet pse dielli, deti, rëra, ndikojnë në shëndetin tonë janë disa, por më poshtë mund të lexoni 7 të tilla.

Rrezet e diellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D
Sigurisht që qumështi ju furnizon me vitaminë D, por e vërteta është se mbi 80% e njerëzve e marrin vitaminën e tyre nga rrezet e diellit. Problemi qëndron në mbajtjen e balancit mes përfitimit të vitaminës D dhe mbrojtjes nga kanceri i lëkurës. Mjekët rekomandojnë 10-15 minuta në diell pa mbrojtje nga rrezet e diellit nuk është i rrezikshëm për lëkurën, ndërsa në anën tjetër metabolizon sasi të mjaftueshme të vitaminës D.

Rëra është një eksfoliant natyror
A e keni pyetur veten ndonjëherë përse ndjeheni mirë kur ecni mbi rërë? Kjo ndodh pasi në këmbë kemi diku mes 3000–7000 përfundime nervore që regojnë në kontakt me rërën. Rëra e lagur shërben si eksfoliant natyror që largon lëkurën e vdekur nga këmbët tuaja.

U ndihmon pacientëve me artrit reumatik
Mineralet e detit dhe oqeanit mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomeve tek ata me artrit reumatik, sipas një studimi, pacientët që kanë përdorur kripëra banjoje nga mineralet e Detit të Vdekur janë ndjerë më mirë.

Rrezet e diellit zbusin depresionin
Logjika e thjeshtë na tregon se jemi më të lumtur në stinët e ngrohta dhe depresivë në stinët pa diell. Një studim i bërë në Melburn, Australi ka zbuluar se sasia e rrezeve që kanë pranuar pjesmarrësit e studimit ka ndikuar në disponimin e tyre. Ekipi ka zbuluar se me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit është rritur sasia e serotoninës në trup duke arritur efekt pozitiv ndaj stresit, gjumit dhe oreksit.

Uji i detit e ruan elasticitetin e lëkurës
Uji i detit është plot me minerale që pengojnë plakjen e lëkurës, ndaj edhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës suaj.

Një ditë në plazh ju bën të lëvizni pa e pasur mendjen fare
Plazhi ju bën të lëvizni vetvetiu, qoftë noti, vrapimi, futbolli në plazh apo volejbolli, ndaj janë të rralla ditët kur ju shkoni në plazh dhe nuk bëni ndonjë aktivitet fizik.

Edhe më e rëndësishmja, plazhi ju largon nga problemet e përditshme, dhe zvogëlon nivelet e stresit
larfimi nga përditshmëria është një gjë e dobishme për mendjen, trupin dhe shpirtin, pasi ul nivelet e stresit, problemet me gjumin dhe depresionin. Lirohuni nga smartfonët dhe tabletët pasi ato janë burimi i stresit tuaj.

Një shëtitje e thjeshtë në plazh ju ndihmon të ristartoni mendjen dhe trupin, ju ndihmon që të jeni në formë të mirë mentale dhe fizike. Mos harroni të përdorni krem kundër rrezeve të dëmshme të diellit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: