Një sekondë. Vetëm kaq duhet për ta bërë jetën tuaj më të lumtur. Nuk e besoni? Shihni listën e mëposhtme, të gjërave që mund të bëni në një sekondë të vetme, për të sjellë më shumë lumturi në jetën tuaj.

1. Një buzëqeshje e madhe
Po kërkoni një mënyrë të kollajtë për ta bërë jetën tuaj më të lumtur? Buzëqeshni më shumë. Buzëqeshja ju ndihmon të ndjeheni më mirë, dhe menjëherë. Dhe mund të jetë ngjitëse. Buzëqeshini një personi të panjohur në rrugë. Ose në qoftë se jeni të trishtuar, të zemëruar, apo të mërzitur me diçka, zgjidhni “ta largoni” me buzëqeshje.

2. Qeshni me zë të lartë
Ka një arsye pse e qeshura quhet “ilaçi më i mirë i natyrës”. E qeshura mund t’ju bëjë në çast që të ndiheni lumtur. Mos kini turp të qeshni me të madhe, çdo ditë. Është e mirë për trupin, mendjen dhe shpirtin.

3. Merrni frymë thellë
Frymëmarrja e thellë është mënyra më e mirë për të reduktuar stresin dhe sjellë ekuilibër në jetën tuaj. Dhe duhet vetëm një sekondë. Merrni pak kohë përditë dhe fokusohuni në asgjë tjetër, përvec frymëmarrjes tuaj. Do të shihni që jeta bëhet më e shëndetshme dhe me më pak stres.

4. Fikni telefonin
Ne jetojmë në një shoqëri të përmbytur me celularë, kompjuterë, tableta, televizorë, dhe përparime të tjera teknologjike. Por është një gjë ta përdorësh këtë teknologji në mënyrë produktive; është gjë krejt tjetër, që të lejoni që t’ju kontrollojë celulari juaj. Fikni pajisjet teknologjike për një kohë dhe merruni me mendjen tuaj. Do të habiteni me atë që do të gjeni.

5. Vëreni mjedisin rrethues
Jeta na kalon pranë kaq shpejt ndonjëherë, saqë na shpëtojnë momentet e vogla e të bukura, që vërtetë e bëjnë me vlerë. Merrni një sekondë nga dita juaj dhe ndaluni të reflektoni. Shihni lindjen e diellit apo perëndimin e tij. Hidhni sytë rretherrotull dhe vlerësoni këdo dhe cdo gjë që keni në jetë. Kjo do jua bëjë jetën më të lumtur, brenda pak sekondave.

6. Falënderoni
Njerëzit e lumtur kanë këtë të përbashkët: ata janë mirënjohës për të gjithë gjërat e mira në jetën e tyre. Kjo do të thotë që, për ta bërë jetën tuaj më të lumtur, ndaluni pak minuta përditë dhe numëroni bekimet tuaja. Thoni “faleminderit” më shpesh. Tregoni vlerësimin tuaj, për gjërat që ju vijnë.

7. Kujdesuni për trupin
Një mënyrë e mirë për ta bërë jetën më të lumtur është që të kujdeseni për trupin. Merrni pak minuta nga koha juaj dhe bëni disa ushtrime përditë, merruni me muskujt tuaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: