Rreth shtatë milionë persona kanë tatuazhe në Itali, sipas një studimi nga Insituti Italian i Shëndetit (ISS).


Sipas këtij studimi, kjo shifër është e barabartë me 12,8% të popullsisë.


Tatuazhet dominojnë më shumë tek gratë (13,8%) sesa burrat (11,7%).


Mosha mesatare kur italianët vendosin të bëjnë tatuazhin e parë është 25 vjeç.

Personat me moshë 35-44 vjeç janë ata të cilët bëjnë më shumë tatuazhe.

Megjithatë, ka edhe shumë të rinj të moshës 12-17 vjeç, të cilët bëjnë tatuazhe.

Vetëm gjysma e tyre, 58,2%, kanë informacion për rreziqet shëndetësore që mund t’u kanosen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: