Të qenurit anëtar i familjes mbretërore nuk është diçka shumë e thjeshte pasi kërkon një sërë impenjimesh, por edhe të respektosh rregulla tepër strikte nga protokolli i pallatit ‘Kensington’.

Më poshtë ju sjellim disa prej rregullave më të çuditshme që keni dëgjuar:

1-Përshëndetuni me një puthje dhe një shtrëngim duarsh.

2-Është e rëndësishme të dilni nga një makinë më kujdes dhe hijeshi.

3-Përdorni mini-çantat tuaja për t’u mbuluar në rast se keni veshur një fustan që ju zbulon format tuaja.

4-Mënyra se si qëndroni ulur është shumë e rëndësishme për pjesëtarët e pallatit mbretëror.

5-Mbani gjithmonë një pecetë në prehërin tuaj kur darkoni.

6-Mbajeni gotën e verës në fundin e saj. Jo vetëm që ndihmon që temperatura e trupit të mos ngrohë pijen tuaj, por edhe ju jep një pamje me hijeshi.

7-Nuk duhet asnjëherë të përmendni këto fjalë nëse jeni në prezencën e një shoqërie elitare: tualet, parfum, kolltuk, dhoma e ndenjes, baba.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb