Të paktën shtatë persona janë ndaluar të mërkurën në Gojbulë të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KOHËN se ata dyshohet se janë përfshirë në një rast të të shtënave me armë zjarri.

Zahiti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, teksa nuk raportohet për të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim”, ka thënë ai.

Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: