TIRANE- Shtatori 2014 ka qenë muaji shtator më i nxehti në botë në sipërfaqen e Tokës dhe në sipërfaqen e oqeaneve që prej fillimit të matjes së temperaturave në vitin 1880, njoftoi sot Agjencia amerikane Oqeanografike dhe Atmosferike (NOAA).

“Ky është muaji shtator i 38-të radhazi gjatë të cilit temperatura golabale tokësore ka qenë mbi mesataren e shekullit XX”, theksoi NOAA.

Hera e fundit që temperatura mesatare në botë në muajin shtator ka qenë mbi mesataren daton në vitin 1976.

Muajin e kaluar, temperatura mesatare në sipërfaqen e oqeaneve dhe Tokës u regjistrua 15,72 gradë Celsius, vetëm 0,72 gradë mbi mesataren në shekullin XX (15 gradë Celsius).

Në vitin 2014, maji, qershori, gushti dhe shtatori kanë qenë muajt më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Me përjashtim të muajit shkurt, të gjithë muajt e tjerë kanë qenë më të nxehtët të regjistruar ndonjëherë për secilin prej tyre”, shtoi NOAA.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb