TIRANE- Ish-deputeti Astrit Patozi ka reaguar përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’ për vendosjen e shtatores së heroit të demokracisë Azem Hajdari sot në Tropojë. Patozi kthehet pas në kohë, ndërsa kujton udhëtimin e tij drejt Tropojës në 1997-ën.

Ai shton se; ‘Pak më shumë se 20 vjet më vonë, sot e pashë sërish Azemin në qendër të Bajram Currit, të derdhur në bronz’.

MESAZHI I PATOZIT
NDERIMI I VËRTETË PËR AZEM HAJDARIN
Në Tropojë kisha qenë për herë te fundit në verën e 1997-ës. Ishte fushatë dhe mbaj mend që isha në autokolonë vetëm një makinë pas Azem Hajdarit.
Ka qenë udhëtim i vështirë dhe plot tension, në sintoni
me kohën e vështirë që kalonte Shqipëria.
Pak më shumë se 20 vjet më vonë, sot e pashë sërish Azemin në qendër të Bajram Currit, të derdhur në bronz.
Shumë ujëra kanë rrjedhur që atëherë, rruga është e qetë dhe pa të papritura, por jeta nuk është asnjëherë e lehtë dhe paqja nuk vjen vetëm atëherë kur nuk ka luftë.
Nderimi i vërtetë për Azem Hajdarit shkon përtej asaj shtatoreje, e cila prej sot do të zbukurojë sheshin e vendlindjes së tij.
Ai është në fakt një ftesë për kurajo dhe guxim për çdo njeri të lirë, që bën betejë për vlerat që beson.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb