SHBA – Një jaht kazino u përfshi nga flakët të dielën në bregun perëndimor të Floridas nw SHBA, duke lënë 1 person të vdekur dhe 14 të plagosur.

50 persona, të cilët ishin në bordin e jahtit “Sun Cruz Casino”, u evakuuan pasi shpërtheu zjarri.

Jahti sapo ishte nisur të dielën pasdite, dhe po lundronte nga kanali Port Richey. Zjarri fillimisht shpërtheu në dhomën e motorit dhe më pas përfshiu të gjithë jahtin.

Kapiteni ndryshoi drejtimin e jahtit duke e afruar sa më  shumë kishte mundësi drejt tokës, në mënyrë që pasagjerët të mund të hidheshin në det dhe të notonin jo në distancë të largët drejt bregut.

50 pasagjerët notuan drejt plazhit më të afërt duke marrë trajtim të menjëhershëm nga ekipet emergjente.

Një grua vdiq pasi u dërgua në spital. Policia raportoi se 15 persona u plagosën, ndërkohë 8 prej tyre dolën nga spitali.

SunCruz Casinos is a privately owned company that operates boats that sail at least three miles off shore in order to allow gamblers to legally play while avoiding federal and state laws against gaming

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: