Gjatë muajve të dimrit stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” që vjen çdo të premte në News24 ishte në Mitrovicë. Lulëzim Kuçani gjithmonë është përpjekur të ndërtojë një shtëpi të ngrohtë për familjen e tij por kurrë nuk ka mundur ta ndërtojë atë ashtu siç duhet, të paktën për të mos lejuar acarin të futej brenda. Ai thotë se në këto anë dimri është i egër. “Problem i madh është se mezi sigurojmë drutë për zjarrin. Rruga bllokohet nga dëbora deri 1 metër shkon”, thotë Lulzimi.



Dikush e ndihmoi për të siguruar dru për dimër. Emrin nuk ma tha. Lulzimi, Hajria dhe tre fëmijët jetojnë në një dhomë, që ua ka liruar i vëllai pasi banesa e tyre është e pabanueshme
“Kushtet janë të vështira, fëmijët më sëmureshin. Kunati na liroi një dhomë”, thotë Hajria.


Mitrovice Shtepia E Re Familja
Mitrovice Shtepia E Re Familja

Lulzimi transporton nxënësit me një furgon, pasi në zonën e thellë të Mitrovicës ku ai banon nuk ka shumë mundësi për punësim. “Punoj sa për të ushqyer fëmijët, mundësi më shumë nuk kam”
Banesa e tyre është e vjetër gati duke u rrëzuar.
“Lartë, çatia fut të ftohtin. Është shumë e vështirë, fëmijët na sëmuren”, shprehen prindërit.

Lulëzimi është rritur jetim, ai nuk ka pasur kurrë kushte të mira për jetesë. Elvisi shkoi ta vizitonte Lulzimin bashkë me Fatmën para pak ditësh.
“Po shkojmë për të parë një shtëpi që kemi ndërtuar në Mitrovicë për një familje në nevojë. Po e bëjmë që shqiptaria te jetë një! Sot falë Zotit, kur nisemi për në Prishtinë na duket sikur jemi për në Vlorë…”.

Shtepia E Re Mitrovice
Shtepia E Re Mitrovice

Elvisi dhe Fatma takojnë Lulzimin dhe familjen e tij
“Fëmijët i paske si engjëj. Ne nuk e ndiem fare rrugën. Më parë na dukej sikur Mitrovicën nuk do ta vizitonim kollaj, por për në është e veçantë që vijmë këtu dhe ju vizitojmë. Vëllai juaj ju ka dhënë një dorë, ju ka ndihmuar. Të parët që duhet të jenë afër duhet të jenë familjarët e personave në nevojë, ky është një model i mirë që duam ta përhapim”, tha Elvisi.

Elvisi i thotë Lulzimit mos ta humbi kurrë shpresën! Ndërsa Fatma Naçi dhe gruaja largohen së bashku. Fatma i jep lajmin e mirë se shqiptarët janë bërë bashkë për tu dhuruar një shtëpi të re!
Fatma: Kjo është mrekullia që shqiptarët kanë bërë për ty! Është privilegji im të ta them, se kjo është shtëpia juaj!
Hajria: Shumë faleminderit!
Elvisi: Ta gëzoni, kjo është mrekullia për ty! Uroj që fëmijët të bëhen bamirësa…

Mitrovice Familja E Varfer
Mitrovice Familja E Varfer

(BalkanWeb)