PËRMET

Policia e Përmetit ka zbuluar një rast të organizimit të lotarive të palejuara të hapur nga një i ri nga Tirana.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme, për të evidentuar dhe goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, policia e Përmetit ka arrestuar 1 shtetas dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin F. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
M. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër;
A. Ç., 24 vjeç, banues në Këlcyrë;
P. D., 29 vjeç, banues në Përmet;
E. L., 33 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në shtëpinë e marrë me qira nga shtetasi F.Q., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: