Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, publikon video dhe foto nga përmbytjet në Tiranë, ndërsa shprehet se duhen arrestuar barbarët në pushtet.



Në dy statuse të njëpasnjëshme në “Facebook”, ish-deputeti denoncon përmbytjen e shtëpive dhe rrugëve në kryeqytet, ndërsa shprehet se kjo situatë vjen për faj të pusetave të bllokuara të kryebashkiakut Erion Veliajt.


Postimet e Balliut:

TË ARRESTOHEN BARBARËT N PUSHTET DHE JO GAZETARËT E LIRË. Të tjera shtëpi të pembytura për shkak të vjedhjeve dhe ndërtimeve të kullave të Lali Lavatriçes. Ndërhyrja në rrjet për kullat e Edvinit dhe të drogës po sjellin këtë tragjedi.

Mjaftuan vetëm pak orë reshje shiu dhe përmbytet kryeqyteti i një shteti. Ku është qeveria? Ku janë fondet e emergjencës. Këta duhen ARRESTUAR dhe JO gazetarët.

JA SI U ZGJUAN QYTETARËT SOT. Përmbyten shtëpitë e qytetarëve, rrugët e Tiranës dhe kjo për faj të pusetave të bllokuara të Lali vemjes. Gjithë kjo situatë ndodh prej vjedhjes së bandës në pushtet. Asgjë nuk bëtë për shtëpitë e shembura në Korçë nga tërmeti.

Paratë e qytetarëve bëhen çanta për Elisën, apartamentë për Lali €rin dhe chartera për Edvinin. Shqiptarët po jetojnë me tërmet çdo ditë. E ky është tërmeti i vjedhjes dhe drogës i Edvin Veliajt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri