SHBA

Shtëpia e aktores Leighton Meester dhe bashkëshortit të saj, aktorit Adam Brody, është shkrumbaur nga zjarret masive të cilat kanë përfshirë  Los Angeles.

Fotografitë tronditëse të cilat po bëjnë xhiron në internet tregojnë shtëpinë të kapluar nga flakët, me çatinë e djegur dhe flakët që u shpërndanë nëpër dhoma.

Ylli i The Nobody Wants This, 45, dhe aktorja e Gossip Girl, 38, u fotografuan për herë të fundit në publik në ceremoninë Golden Globe Awards të së dielës, më pak se dy ditë para se të shpërthenin zjarret.

Dyshja e bleu shtëpinë në vitin 2019 për 6.5 milionë dollarë. Ata jetonin atje me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Autoritetet në LA deklaruan herët të mërkurën që dy persona humbën jetën nga zjarret derisa lanë po ashtu shumë pasoja. Më shumë se 30 mijë persona janë evakuuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: