SHBA

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije në një komunikatë që Hamza bin Laden, djali i Osama bin Laden, është vrarë në një operacion anti-terrorizëm, në rajonin Afganistan/Pakistan.

Vrasja e djalit të themeluesit të Al Kaedës ishte njoftuar në fund të korrikut nga burime amerikane por Washingtoni nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht as vdekjen dhe as rrethanat e vdekjes.

‘Humbja e Hamza bin Laden jo vetëm privon Al Kaedën nga një lidership dhe nga lidhja simbolike me babain e tij, por minon gjithashtu aktivitete të rëndësishme të grupit’, thuhet në komunikatë.
’Hamza bin Laden ishte përgjegjës për shumë grupe terroriste’, thuhet në njoftim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb