Populli francez “nuk flet gjermanisht sot vetëm falë Shteteve të Bashkuara”, tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë një konference për shtyp.
Fjalët e zëdhënëses së Donald Trump erdhën si përgjigje ndaj deklaratave të fundit të Raphael Glucksmann , eurodeputeti francez dhe themeluesi i partisë Place Publique, i cili u bëri thirrje SHBA-ve të “ta kthejnë Statujën e Lirisë” sepse vendi nuk përfaqëson më “vlerat” për të cilat Franca i dhuroi statujën Uashingtonit. “Do të doja t’i kujtoja këtij politikani të nivelit të ulët se sot populli francez nuk flet gjermanisht vetëm për shkak të nesh,” tha Leavitt.