Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për magazinën e kanabisit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës.
Konkretisht arrest me burg u caktua për për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Elvis Lalën.
Ndërkohë për Reshit Tresën dhe tre punonjesit e OSHEE, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali gjykata caktoi arrest shtepie.
Ata akuzohen për kultivim kanabisi të kryer në bashkëpunim, ndërsa personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit, 46-vjeçari Sajmir Karaj është shpallur në kërkim nga policia.
Hetimi zbuloi se nëpërmjet linjës së energjisë elektrike që furnizonte katin e parë të godinës, ku janë edhe zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ishte bërë një ndërhyrje e paligjshme për të furnizuar me energji elektrike sipërfaqen ku u gjetën 193 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo që kishin arritur lartësinë nga 90 deri në 120 cm.