LABINOT

Hekurane dhe Ferit Bica jetojnë prej 25 vitesh në këtë banesë, por kohët e fundit ajo nuk ka mundur t’i shpëtoje rrënimit. Themelet e godinës nuk mbajnë më e nuk premton se do të qendrojë gjatë në këmbë. Bashkëshortët jetojnë me frikën se gërmadhat e shtëpisë së rrenuar do t’i zënë poshtë sëbashku me dy fëmijët e tyre.

Të jetosh në këtë banesë është e pamundur pasi tavanët e çarë rrezikojnë të bien në çdo moment, ndërsa trarët janë kalbur nga koha. Me kempin që përfiton kryefamiljari është e pamundur që 4 pjesëtarët e familjes të hanë vaktin e radhes, ndërsa rimëkëmbja e banesës për ta është e pamundur.

Frika se gërmadhat do t’i zënë brenda i kanë detyruar bashkëshortët që së bashku me fëmijët e tyre netët e ftohta t’i kalojnë në këto divane jashtë banesës. Kanë trokitur në shumë dyer të institucioneve për pak ndihmë, por deri më tani ajo iu është refuzuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb