DURRËS- Tre ditë pas djegies së banesës nga një qiri i harruar ndezur, ka ndërruar jetë në spital 71-vjeçari nga Shijaku Hyqmet Shaqja. Komisariati i Policisë Shijak bën me dije se i moshuari ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” ditën e djeshme.

Ngjarja ndodhi më 22 janar rreth orës 04:00, në Shijak. 71-vjeçari, mori plagë të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë. Fqinjët dhanë dëshmi tronditëse nga ngjarja pasi ishin ata që ndërhynë të parët.

Shkak për zjarrin dyshohet se ishte një qiri i lënë ndezur nga i moshuari. 71-vjeçari jetonte me djalin në errësirë, pasi prej kohësh rezultonin debitorë e iu ishte ndërprerë energjia elektrike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb