DURRËS

Banorët e Durrësit vijojnë të kërkojnë ndihmën e shtetit për përballimin e situatës së rëndë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Gazetarja e “BalkanWeb”, Erjola Jata bisedoi me banorët e lagjes nr.7, të cilët i bën thirrje strukturave shtetërore që të zbresin në terren dhe t’u japin zgjidhje konkrete për banesat e tyre.

Pjesë nga fjala e tyre:

Qytetarja: Familja ime përbëhet nga katër veta. Nuk kam marrë asnjë lloj ndihmë. Shkuam në hotel vetëm një natë.

Qytetarja: Kemi fjetur një ditë në hotel. Besimi na ka humbur. Unë jam e papunë. Kjo nuk na duhej. Na e ka paguar qiranë e shtëpisë një kosovar. Kërkojmë nga shteti të drejtën tonë, që të bëhet inspektimi nëse nanesa është apo jo e banueshme. Më përpara u bënë disa krisje. Unë bëra disa kërkesa dhe më thanë se duhet të presësh , sepse ka njerëz më nevojtar si ju. Nuk morëm asnjë përgjigje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb