Në fshatin Barbullush, në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër, një grua e quajtur Lindita Ndoja me pesë fëmijë është në mes të katër rrugëve që prej një jave. Shtëpia e saj është shkrumbuar nga flakët e zjarrit. Fatmirësisht familja ka shpëtuar nga flakët, por gjithçka kishin është bërë hi. Banesa e familjes Ndoja ishte ndërtuar me shumë sakrifica nga Kisha dhe murgeshat, pasi zonja Lindita është besimtare.

Lindita Me 5 Femije I Digjjet Shtepia
Lindita Me 5 Femije I Digjjet Shtepia

Kishin vetëm 8 muaj që ishin futur në shtëpinë e re. Lindita i është drejtuar shqiptarëve me një thirrje për ndihmë. Gruaja me fëmijët rikthehen tek banesa e tyre e shkrumbuar. Asnjë nuk e ka të lehtë të përballet me këtë panoramë. Lindita është e dëshpëruar nga ajo që shikon.

“Unë jam Lindita 40 vjeç, me origjine nga Puka. Në moshën 18-vjeçare jam martuar dhe kur kemi jetuar ne Malësi. Kemi vuajtur shumë. Kushtet ekonomike i kishim shume dobët. Më pas zbritem ne Barbullush dhe qëndruam 6- muaj në një shtëpi me qira pastaj na nxori pronari jashtë. Një shoqatë Hollandeze na ka ndihmuar. Isha pa shtëpi, pa ngrënë, shkolla më ka ndihmuar shumë me shtëpinë. Mësuesit na kanë blerë librat. Fqinjët na kanë ndihmuar me bukën e gojës. Me ndihmën e Kishës ne u futëm në shtëpinë tonë. Kisha na ndihmoi të ndërtonim shtëpinë e re po ajo u shkrumbua nga zjarri. Tani bashkia na ka gjetur një banesë e shumë është, po çfarë të bëjmë” thotë Lindita. Fëmijët thonë se nuk u besohet kjo që u ka ndodhur. Kjo shtëpi e ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë ishte gjithçka që kishin. Shumë gjera u dogjën në të. “Kemi vuajtur shumë, nuk kemi pasur bukë të hanim, sa u rregulluam pak na ndodhi kjo fatkeqësi shumë e madhe për ne. Nuk dimë ku të shkojmë, jemi në rrugë të madhe” thonë vajzat e Linditës.
Ndiqni klipin në vijim:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb