Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Durrës, ku u takua me banorët e shtëpive të prekura nga tërmeti.


  • foto galeri
  • foto galeri

Ai bisedoi me qytetarë, banesat e të cilëve pësuan dëme nga tërmeti i së shtunës. Basha ishte në shtëpitë e banorëve të prekur nga tërmeti, ku pa nga afër situatën. Kreu demokrat tha se ky tërmet ka qenë me pasoja tek banorët dhe se do të jetë gjithmonë pranë tyre.


Durrësi ishte qyteti më i prekur nga tërmetet që kanë rënë në Shqipëri, teksa më i fuqishmi ishte  ai me magnitudë 5.8 ballë.


(d.xh/Balkanweb)

 

 

Etiketa: