TIRANE

Ramadan Gjuzi është kandidati për deputet nga listat e LSI-së në Qakun Tiranë, që ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit. Me kalimin e mandatit dhe betimin e tij, zëvendësohen të 17 vendeve vakante nga grupi parlamentar i LSI-së, pas djegies së mandateve dhe numri i deputetëve në Kuvend pritet të shkojë në 122.

Ndërkohë vendet bosh në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, pas dorëzimit të mandateve janë plotësuar pjesërisht. Nga 41 mandate të djegura, janë plotësuar vetëm 23, pasi asnjë prej kandidatëve të tjerë nuk ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Me shterrimin e listës së kanditatëve për deputetë të PD-së në të 12 qarqet, 18 ulëse në Parlamentin e Shqipërisë janë bosh.

Kodi Zgjedhor saktëson në nenin 164, se në rastin kur lista e kandidatëve të partisë politike anëtare e një koalicioni, është shteruar, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Por në 2017 si PD ashtu dhe LSI nuk ishin pjesë e koalicionit. Kështu sipas përcaktimeve ligjore, mandatet e paplotësura nga listat e PD-së, do duhet t’i kalojnë PS-së.

Por që në nisje të procedurave për zëvendësimin e mandateve, zyrtarë të lartë të PS-së kanë bërë të ditur se këto mandate nuk do të pranohen. Në këto kushte, Parlamenti i Shqipërisë deri ne perfundim të legjislaturës do të funksionojë me 122 deputetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb