Qeveria e Finlandës e ka në plan t’ua ndalojë shumicës së qytetarëve rusë që të blejnë prona në shtetin nordik, si përpjekje për ta mbrojtur sigurinë kombëtare, ka thënë të hënën ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.

Marrëdhëniet mes Finlandës dhe Rusisë janë zbehur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, çka e ka shtyrë Helsinkin t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s.

Propozimi për ndalimin e blerjen e pasurive të paluajtshme nuk do të vlejë për qytetarët me shtetësi të dyfishtë dhe rusët me vendbanim të përhershëm në Finlandë ose në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

Ky propozim është subjekt i konsultimeve të ekspertëve përpara një votimi të mëvonshëm nga parlamenti.

“Rregulloret kanë për qëllim parandalimin e ndikimeve të mundshme armiqësore kundër Finlandës”, ka thënë Hakkanen në një konferencë shtypi.

Finlanda veçse është duke i mbikëqyrur rreth 3500 prona me pronarë rusë në vend, ka shtuar ministri.

Helsinki zyrtar ka kërkuar për disa kohë t’i kufizojë blerjet e pronave nga qytetarët rusë pranë vendndodhjeve strategjike, duke i ndaluar tri në tetorin e vitit të kaluar dhe tri të tjera në janar të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: