Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione ndaj dy drejtuesve të rrjetit rus të hakerëve “Cyber Army of Russia Reborn”, duke theksuar rolin e tyre kundër infrastrukturës kritike amerikane, tha Departamenti i Thesarit.

Yuliya Vladimirovna Pankratova dhe Denis Olegovich Degtyarenko janë drejtuesit e grupit dhe hakerët kryesorë, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Departamenti i Thesarit.

Grupi i hakerëve, i njohur shkurtimisht CARR, ka ndërmarrë sulme kibernetike ndaj Ukrainës, shteteve dhe kompanive që e mbështesin atë.

Vitin e kaluar, grupi CARR mori përsipër sulmet kundër disa projekteve të infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: