Shumë shtete në BE, duke përfshirë Spanjën, Portugalinë dhe Italinë, po paralajmërojnë shtetasit e tyre të fundit të mbetur që të largohen menjëherë nga Libani, nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.

Dhe vetëm disa orë pasi Izraeli vrau liderin e Hezbollahut në Liban, BE-ja gjithashtu ka paralajmëruar linjat ajrore “që të mos fluturojnë mbi asnjë vend”.

Në një deklaratë, Komisioni Evropian dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) lëshuan rekomandime për të shmangur hapësirat ajrore libaneze dhe izraelite në të gjitha nivelet e fluturimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: