Gazetari Arbër Hitaj në emisionin “Open” në News24 duke komentuar idenë për krijimin e një “shteti Bektashi” tha se kjo ishte një suprizë, aq më shumë që u publikua në një nga mediat kryesore amerikane.

“Mendoj se do të jetë një model që më shumë do të bazohet te Urdhëri i Maltës. Aspekti ligjor mbetet për tu parë”, tha Hitaj.

Ai u shpreh se personalisht e mbështet këtë ide, duke u shprehur se nuk beson te konspiracionet.

“Nuk besoj se pas kësaj është shteti i Izraelit, mendoj se është një inisiativë e brendshme e Edi Ramës, mund të jetë një lloj marketingu, ose mund të shihet si një mundësi për tu ulur në tryezat ndërkombëtare”, tha Hitaj.

Ai tha se ka një dualitet të fortë edhe në Komunitetin Mysliman Shqiptar lidhur me këtë ide, pavarësisht një proteste të organizuar pasditen e sotme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: