“Shteti Bektashi” është diskutuar në emisionin “Log.” në News24, ndërsa në panelin e të ftuarve ishin Agim Nesho, Hektor Ruci dhe Idaver Sherifi.
A është Izraeli i interesuar për krijimin e “Shtetit Bektashi” dhe nëse po, a do i dalë për Zot dhe të pohojë publikisht?
Por si u vu në lëvizje New York Times, medias amerikane që njoftoi krijimin e “Shtetit Bektashi” në Shqipëri?
Ish-ambasadori Agim Nesho tha se Kryeministri Edi Rama është njeriu që priret për të bërë ndryshime, ka atë delirin e madhështisë, sikundër ka treguar se ka qejf që të bëjë gjëra të tilla, sikundër ndodhi me atë nismën e “Open Balkan”.
“Nga retorika e Kryeministrit Rama ai flet për islamin e moderuar. Të gjithë fetë në Shqipëri kanë kontribuar dhe vijojnë të kontribuojnë për interesin kombëtar, Kryeministri del dhe bën diferencime. Cilado qofshin interesat e Izraelit, unë jam pro-izraelit, por unë jam me interesat e Shqipërisë. Madje edhe kur ato janë interesa amerikane, ne e kemi aleatin apo partnerin kryesor, por duhet të shikojmë interesat e Shqipërisë”, tha Nesho.
(BalkanWeb)